Transmetuar më 18-06-2019, 12:08

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tropojë.

Persona të paidentifikuar kanë hyrë në mëngjes në ambientet e KZAZ nr. 9 në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri të Tropojës, duke hequr që aty materialet zgjedhore.

Mësohet gjithashtu se në ambientet e KZAZ nr. 9, ka pasur përplasje edhe me policinë.

Personat kanë hequr që aty materialet zgjedhore, duke i hedhur ato në rrugë.

Punonjësit e policisë bashkiake dhe qytetarët kanë dëmtuar dyert dhe xhamat e Pallatit të Sportit, ku ishte ngritur KZAZ-ja duke dëmtuar materialet zgjedhore.

Në zbatim të dekretit të Presidentit Ilir Meta, Bashkia e Bajram Currit i kërkon drejtuesve të KZAZ nr., 9 të dorëzojnë të gjitha materialet zgjedhore në Bashki.

Shihni videon më poshtë, nga ajo që ka ndodhur në Tropojë: