Transmetuar më 18-06-2019, 13:19

Një koktejl drithërues dhe jo prej akullit në gotë. Një ish-marins anglez 46-vjeçar, Nick Griffith, dhuroi tre gishtat e këmbës, të cilët i humbi nga i ftohti për një lokal të një hoteli kanadez, i cili do i përdorë për një pije të veçantë.

I lumtur për riciklimin, ai me zi pret që ti shijojë dhe të sjellë familjen në lokal.

Në muajin shkurt, Griffiths u detyrua që të braktisë maratonën në arktikun Yukon, pasi gjatë 300 miljeve kishte vuajtur nga një formë e rrallë ngrirjeje.

I shtruar në një spital kanadez, i folën për një koktejl me bazë 2hisky me një gisht njeriu të kthyer në mumie dhe lëkurë portokalli.

Pasi dëgjoi për koktejin Griffiths iu kërkoi mjekëve që ti këpusnin tre gishta të këmbëve të tij, për ti dërguar në ‘Downtown Hotel’, në mënyrë që ti përdornin për pijen.

Pija në fjalë quhet “Sourtoe” dhe qysh prej vitit 1973, tundon shumë turistë që ta provojnë, ndërkohë që mbi 100 mijë persona janë bërë pjesë të Sourtoe Cocktail Club.

“Mund ta pish shpejtë, mund ta pish edhe ngadalë. Por buzët e tua duhet të prekin majën e gishtit”, tha i zoti i lokalit. Gishti i mumiefikuar ruhet në një enë me kripë dhe përdoret për pijen dhe zakonisht merren gishtat e personave të vdekur.

Por ka ndodhur që edhe persona të gjallë të presin një gisht aksidentalisht dhe ta dhurojnë, shkruan noa.al.

“Kur gishtat e këmbës u mavijosën dhe morën ngjyrë vjollcë dhe mësova për koktejin, mendova që ti dhuroja. Megjithatë ime shoqe dhe fëmijët e mi mendojnë se jam pak i çmendur”, thotë Griffiths. /a.y/noa.al