Transmetuar më 18-06-2019, 16:08

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Partizani dhe Shkëndija kanë mësuar kundërshtarët që do të kenë përballë në këtë raund të parë.

Partizani do të ndeshet me Karabakun në raundin e parë të Champions-it. Kjo skuadër ka një eksperiencë të gjatë në Kupat e Europës, ndërsa pjesë e saj deri në sezonin e fundit ka qenë edhe ish-kapiteni i kombëtares së Shqipërisë, Ansi Agolli.

Partizani do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi në datën 9 korrik, ndërsa një javë më pas do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për sfidën e kthimit.

Goglat janë treguar bujare për kuqezinjtë e Tetovës, të cilët kanë “peshkuar” kampionët e Estonisë. Një përballje e lehtë në letër për skuadrën shqiptare në Maqedoni.

Përballjet:

Nome Kalju- Shkëndija

Partizani- Karabag

Ndarja e vazove për skuadrat shqiptare në Champions

GRUPI 2

Kundërshtarët e Partizanit

Sëltik (SKO)

Qarabak (AZE)

Sheriff Tiraspol (MDA)

F91 Dudelange (LUX)

Slovan Bratislava (SVK)

GRUPI 1

Kundërshtarët e Shkëndijës

Suduva (LTU)

CFR Cluj (ROU)

Ferencváros (HUN)

Nome Kalju (EST)

Ararat-Armenia (ARM)