Transmetuar më 18-06-2019, 17:18

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur është regjistruar sot në aksin rrugor Kukës-Morinë pranë tunelit të Kalimashit.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi P.M., banues në Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Opel", ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi P.M., si dhe janë plagosur rëndë dy pasagjerët, shtetasit H.D., dhe E.H., të dy banues në Fushë-Krujë.

Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Kukësit, dhe më pas janë nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Tiranës.

Grupi hetimor dhe Policia Rrugore e autostradës, po punojnë për shkaqet e aksidentit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/