Transmetuar më 18-06-2019, 19:17

Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane të Reggio Emilias pasi u kap me drogë dhe euro.

Mësohet se ai është 27-vjeçari Xhulio Veizi që u ndalua teksa drejtonte një makinë.

Gjatë kontrolleve në automjet, policia i gjeti një sasi prej 130 kilogram marijuanë.

Hetimet janë përqëndruar në bregun e Pulias, ku shqiptari kishte shkuar gjatë natës dhe pastaj menjëherë u kthye në Reggio Emilia.

Gjatë kontrollit ushtruar në banesën e tij në Via Curtatone u gjetën dhe sekuestruan 8 mijë euro, ndërsa marijuana e sekuestruar nëse do të dilte në treg do kapte vlerën e 600 mijë eurove. /k.k/noa.al/