Transmetuar më 18-06-2019, 21:43

Kryetari i Partisë Demokratike doli në një deklaratë për mediat në mbrëmje për të komentuar vendimin për negociatat me Shqipërinë.

Që në nisje të fjalës së tij, Basha tha se ky është një lajm i hidhur për shqiptarët.

Basha tha se Rama do përpiqet të gjejë fajtorët te opozita dhe Europa, edhe pse ai dhe qeveria e tij, sipas Bashës, është janë fajtorët kryesorë.

"Mos u gënjeni nga propaganda e tij. Ka vetëm një përgjegjës: Rama dhe qeveria e tij. Ka vetëm një arsye: krimi dhe korrupsioni. Sot negociatat do të ishin hapur nëse Shqipëria nuk do të ishte vendi më i korruptuar në Europë. Mos dëgjoni helmet anti-europiane”, tha Basha.

Lideri i opozitës shtoi se europianët nuk duan të mbajnë larg shqiptarët por politikanët e kriminalizuar. Nëse Shqipëria nuk do të ishte kthyer në qendrën e drogës, sot do të ishim duke negociuar”.

Në këto kushte Basha kërkoi reagim përballë së keqes, dhe si zgjidhje sheh drejtësinë dhe ndëshkimin e atyre që kanë vjedhur votat. /k.k/noa.al/