Transmetuar më 18-06-2019, 23:59

Vajza diabetike vdes pak orë më vonë, pasi mjekja i dha diagnozën e gabuar. 15-vjeçarja Rosie Umney, e prekur nga diabeti i tipit 1, u ndje keq teksa ishte në klasë pranë Bay High School, në Kent të Anglisë.

Shkolla lajmëroi familjen duke e çuar vajzën tek ndihma e shpejtë e shkollës, ku adoleshentja nisi të villte.

Doktoresha e diagnostikoi me një infeksion të zakonshëm në vesh, por pas 10 orësh, e reja gjeti vdekjen për shkak të një ketoacidoze diabetike. Sa vinte dhe vajza po ndihej më keq duke përfunduar në koma, por doktoresha nuk arriti që të dallonte dhe e këshilloi që të shkonin në shtëpi dhe jo në spital, ku mund ti kishte shpëtuar edhe jeta.

Rosie pas shkolle shkoi tek gjyshi, pasi prindërit ishin të dy në punë dhe pas përkeqësimit nëna Georgina Umney e dërgoi në spital, dhe ndërsa niveli i sheqerit në gjak vijonte të ishte normal askush dhe as familja nuk e kuptoi se gjithçka vinte prej diabetit, shkruan noa.al.

Fatkeqësisht adoleshentja nuk arriti që të mbijetojë, teksa aktualisht hetimet janë në vijim për të zbuluar përgjegjësit e vdekjes së adoleshentes, javën e kaluar.

Ketoacidoza diabetike është një ndërlikim i rrezikshëm me të cilin përballen njerëzit me diabet që ndodh kur trupi fillon të mos ketë më insulinë. /a.y/noa.al