Transmetuar më 19-06-2019, 07:49
Foto ilustruese

Një fëmijë vetëm 6 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Martanesh.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Krastës, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Rrethanat e ngjarjes nuk duhen ende, ndërkohë që fëmija R. Rrushi është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, me tre plumba në fytyrë.

Lidhur me këtë rast policia ka nisur hetimet, për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Sakaq për shkak të gjendjes së rëndë të së miturit, pritet dërgimi i ti me helikopter drejt Tiranës. /a.y/noa.al