Transmetuar më 19-06-2019, 08:11

Lezha është tronditur nga një krim i rëndë mëngjesin e kësaj të mërkure.

Një person është ekzekutuar me armë zjarri në zonën e Mërqisë në Lezhë.

Si pasojë e të shtënave, mësohet se ka gjetur vdekjen Gjin Marku.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku ka bërë identifikimin e autorit të dyshuar i cili është shtetasi Tonin Gj., mik në familjen e viktimës, nga fshati Kashnjet, Lezhë.

Uniformat blu janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendin ku ndodhi krimi, ku po punohet për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al