Transmetuar më 19-06-2019, 09:10

Një operacion i policisë së Firenze në Itali, ka shkatërruar një grup shqiptar të cilët trafikonin lëndë narkotike.

Grupi në fjalë merrej me trafikimin dhe shpërndarjen e kokainës që vinte nga Shqipëria.

Baza e grupit u zbulua në Firenze, ku rezulton se transportohej përmes detit, për tu shpërndarë më tej në qytetet italiane.

Gjatë këtij operacioni u sekuestrua 275 kilogramë marijuanë dhe 6 kilogramë kokainë, si dhe u arrestuan dhjetë persona.

Goditja e grupit kriminal është bërë gjatë natës mes të martës dhe të mërkurës, teksa detajet priten në orët në vijim. /a.y/noa.al