Transmetuar më 19-06-2019, 09:25

Një ftesë për të qëlluar princin Harry dhe për ta vrarë si “tradhtar i racës së tij”, pasi u martua me një grua me gjak të përzier si Meghan Markle, me mama me ngjyrë dhe baba të bardhë.

Nën këtë akuzë dy të rinj neonazistë britanikë, u dënuan këtë të hënë me burg nga gjykata e Old Bailey në Londër.

Studenti 19-vjeçar Michal Szewczuk u dënua me katër vite burg, ndërsa 18-vjeçari Oskar Dunn-Koczorowski u dënua me 18 muaj burg.

Szewczuk kishte publikuar edhe një foto të Harry-t të larë në gjak në rrjetet sociale, pas martesës së princit me Meghan.

Ndërkohë të riut iu gjet edhe një manual i Al Qaeda, shkruan noa.al. 19-vjeçari ishte transferuar në Britani nga Polonia, qysh ku ishte 10 vjeç dhe në bashkëpunim me Oskar, organizuan kërcënimet. /a.y/noa.al