Transmetuar më 19-06-2019, 10:10

Deputetja Rudina Hajdari reagon lidhur me dëmtimin e ambienteve të shkollës “Shejnaze Juka” në Shkodër, ku mbështetës të Partisë Demokratike u përplasën me policinë, në përpjekje për të marrë materialet zgjedhore.

Më konkretisht punonjës të Bashkisë së qytetit dhe mbështetës të Partisë Demokratike sulmuan ambientet e shkollës “Shejnaze Juka”, e cila shërben si KZAZ në kryeqendrën e veriut, ku dhe i vunë zjarrin ambienteve të një klase.

Lidhur me këtë akt Hajdari shkruan se djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

“Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokratë dhe as socialistë por thjesht servilë të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”, shkruan Hajdari.

Ajo e mbyll qëndrimin e saj duke thënë, “Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa”. /a.y/noa.al

Zjarr në KZAZ në Shkodër, pesë të arrestuar, dy policë bashkiakë

Tensionohet situata parazgjedhore, zjarr në shkollën në Shkodër! Përplasen palët