Transmetuar më 19-06-2019, 10:16

Ish Presidenti i UEFA-s Michela Platini është liruar nga gjendja e arrestit pas prangosjes së bujshme ditën e djeshme.

Pasi u la i lirë Platini tha për mediat se ai ndjehej i lënduar nga hetimi për korrupsion që rëndon ndaj tij.

Platini ndodhet nën hetimi për korrupsion në procesin  e përzgjedhjes së Katarit si organizator për Kupën e Botës 2022.

Një prej futbollistëve legjendarë të Francës raportohet se ndodhet në paraburgim në një stacion policor në Nanterres, një lagje e Parisit.

Caktimi i Kupës së Botës në Katar daton që nga viti 2010, në periudhën (2007-2015) në të cilën ish kampioni i Juventusit ishte në krye të UEFA-s.

Vendimi përfundimtar u mor nga Joseph Blatter, atëherë president i FIFA-s, dhe u pasua nga një sërë ankesash, hetimesh dhe arrestimesh që përfshinë futbollin botëror.