Transmetuar më 19-06-2019, 11:41

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon lidhur me përplasjet në KZAZ, ku mbështetës të opozitës dhe bashkive të djathta kërkojnë tërheqjen e materialeve zgjedhore.

Ai thotë se sulmi ndaj qytetarëve në gjithë Shqipërinë, është kriminal dhe i urdhëruar drejtpërdrejtë nga Edi Rama.

“Edi Rama do të mbajë përgjegjësi për nxitjen e konfliktit social, dhunën ndaj qytetareve dhe për cenimin e stabilitetit demokratik të vendit. Fundi i tij do jetë i shpejtë dhe i tmerrshëm! Votime moniste, zgjedhje me bandat, vjedhje dhe blerje të votave, krim të ri zgjedhor në 2019, nuk ka për të patur”, shkruan Bardhi.

Ai shton se nuk do të ketë asnjë hap pas dhe se janë të vendosur për të mbrojtur Kushtetutën dhe demokracinë. /a.y/noa.al

Tensione në KZAZ në Kamëz, hidhet sprajt lotsjellës ndaj qytetarëve

Zjarr në KZAZ në Shkodër, pesë të arrestuar, dy policë bashkiakë

Rama: Bisedat e përgjimeve do i bëja prapë! Përplasjet në KZAZ të qëllimshme