Transmetuar më 19-06-2019, 13:07

Këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt.

E ndërsa Arniana është thuajse pesë muajsh shtatzënë, ajo nuk i ka ndalur udhëtimet.

Kështu ajo ka publikuar një fotografi teksa ndodhet me pushime, e veshur me një fustan të zi të shkurtër.

Përmes tij bie në sy barku i rrumbullakosur, ndërkohë që linjat fizike duken perfekte.

Kujtojmë se Ariana dhe Ermali kanë edhe tre fëimijë të tjerë, djali Arti dhe dy vajzat Era dhe Buna. /a.y/noa.al