Transmetuar më 19-06-2019, 15:23

Një ditë pas sulmeve në Shkodër dhe Tropojë policia ka nisur arrestimet e përfaqësuesve dhe militantëve të PD-së dhe opozitës së bashkuar.

Pas 5 të arrestuarve në Shkodër dhe 7 në Tropojë, është shoqëruar edhe ish-deputeja e PD-së në Dibër Dhurata Çupi, ndërsa 20 persona janë në kërkim.

Shoqërimi i saj vjen pas tensioneve të ndodhura gjatë paradites në KZAZ-në numër 16, ku mbështëtësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore.

Mësohet se është shoqëruar në komisariat edhe kryetarja e FRPD-së në Mat, Denisa Vata.

Më herët u bë e ditur se ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia është shpallur në kërkim policor, pas ngjarjeve në Shkodër./b.l/noa.al/