Transmetuar më 19-06-2019, 15:40

Skënderbeu, tifozët e tij dhe opinioni sportive duhet të presin akoma më gjatë për të mësuar vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Lozanë.

KAS-i ka shtyrë sërish datën e vendimit për Skënderbeun. Lajmi është bërë publik nga vetë klubi korçar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, ku thuhet se bardhekuqtë do të njihen me vendimin në datën 12 korrik dhe jo në 21 qershor, siç ishte lajmëruar më herë.

Në fakt, është Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, që me anë të një njoftimi zyrtar, i bën me dije klubit të Skënderbeut se ende duhet të qëndrojë në pritje.

Skuadra shqiptare kërkon pezullimin e dënimit të ashpër të UEFA-s, që e ka përjashtuar për dhjetë vite nga Kupat e Europës, pasi pretendon se Skënderbeu ka trukuar rezultatin e ndeshjeve.

Megjithatë, korçarën në këtë edicion mbeten jashtë Europës, pasi Laçi që i zëvendësoi luan ndeshjen e parë në datën 11 korrik.