Transmetuar më 19-06-2019, 14:33

Pemë që rrëzohen në mënyrë të përsëritur në qytetin e Beratit, kanë shkaktuar pasiguri te udhëtarët si dhe kanë dëmtuar disa automjete sikurse shihni dhe galerinë e fotove që sjell bashkëpunëtori i noa.al.

Rrëzimi i pemës ndodhi pasdrekën e sotme në lagjen Goricë tek ura, në qytetin e Beratit duke dëmtuar dy fugonë dhe një autoveturë.

Noa raporton nga vendngjarja ku mësohet se mjetet ishin në lëvizje dhe kishin pasagjerë e drejtues mjetesh përfshirë gra e fëmijë.

"Ishim me fat, falënderuar Zotit që nuk pësuam gjë. Ishte frikë. Po kalonim rrugën me makinën tonë duke qenë jp shpejt kur befas pema u rrëzua", tregon një dëshmitar okular.

Në vendngjarje u krijua radhë kilometrike automjetesh pasi rruga u bllokua.

Banorët pohojnë se është hera e dytë në 4 ditët e fundit që rrëzohen pemë shumëvjeçare në mes të qytetit. Ata thonë se duhet ndërhyrje e pushtetit lokal që të shmangë dëme të ngjashme dhe viktima të mundshme. /noa.al/