Transmetuar më 19-06-2019, 17:52

Gjykata italiane ka dënuar me 15 vite e pesë muaj burg Moisi Habilaj, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge.

Gjykata e Katanias e ka shpallur atë fajtor pas hetimeve të kryera.

Moisi Habilaj njihet si kreu i grupit që trafikone drogë dhe armë nga Shqipëria në Itali.

Prokuroria kishte kërkuar 18 vite për të, ndërsa gjykata ka dhënë tre më pak nga sa ishte parashikuar nga organi i akuzës.

Një tjetër anëtar i grupit, Nazer Seiti, është dënuar me 7 vite e katër muaj burg.

Antonio Riela, ka marrë dënim me 14 vite burg, ndërsa Meridian Sulaj, 8 vite e 4 muaj burg,

Giuseppe Greco, 2 vjet e katër muaj burg, dhe Angelo Busaca, 7 vite e katër muaj burg.

Katër italiane janë le të lirë: Antonio Grieco,  Carmelo Bertolini, William Patane e Massimiliano Bruno. /k.k/noa.al/