Transmetuar më 19-06-2019, 22:10

Demokrati Bardh Spahia është ndaluar nga policia, pasi ishte shpallur në kërkim kërkim pas përplasjes në KZAZ në Shkodër.

Top Channel ka transmetuar live pamjet nga ndalimi i tij.

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, në një lidhje direkte në emisionin Open, u pyet nga gazetarët nëse ishte në dijeni se po kërkohej nga policia, pas situatës që u krijua dje në Shkodër.

Ai tha se nuk ishte në dijeni të një informacioni të tillë:

“Unë kam gjithë ditën që lëviz nëpër Tiranë, nuk më ka ndaluar njeri”.

Spahia ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare se është në kërkim.

Ai këmbënguli se nuk ka organizuar asgjë, dhe se çdo gjë që është thënë nuk është e vërtetë.