Gadishulli i Ballkanit po vazhdon të ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore relativisht të paqëndrueshme të cila do të ifluencojë mot pjesërisht të pandrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë. E Premte dt 21 Qershor 2019 Në Shqipëri moti do të jetë me kthjellime përgjatë bregdetit dhe vranësira të pakta deri mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0,5–1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 18/29°C Zonat e ulëta 22/35°C Zonat bregdetare 23/34°C
Në Kosovë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), thotë se të premten do të mbajë mot kryesisht i ndërrueshëm, me diell, vranësira dhe reshje lokale shiu, të përcjellura me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 14-16 0C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 0C. Shtypja atmosferike do të ketë luhatje por duke i ruajtur vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-11 m/s.