Transmetuar më 25-06-2019, 21:44

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Prishtinë-Pejë.

Si pasojë e aksidentit, 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Të lënduarit, aktualisht po marrin trajtim mjekësor në QKUK.

Në fotografinë e publikuar nga “Blic”, shihet se makina me të cilën janë aksidentuar, ka dalë nga rruga, është rrotulluar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme në të.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në këtë aksident por dyshohet shpejtësia e lartë./a.k/noa.al/