Transmetuar më 05-07-2019, 08:21

Një spektakël absolut, nga i cili askush nuk do të donte që të hiqte dorë! Eklipsi total i diellit u pa në Kili jo vetëm nga banorët, por edhe nga turistë të vendeve të tjera, përfshirë personazhe të njohur si Richard Branson, Bill Clinton, Sergey Brin dhe Bill Gates).

Eklipsi i kësaj të mërkure në vendin Amerikano-Jugor, ishte një ngjarje absolutisht unike.

Një eklips i tillë do të shihet vetëm pas 14-15 vitesh.

Eklipsi u pa në mënyrën më të mirë të mundshme në Kili, ku ishin të shumtë njerëzit që asistuan në spektakël.

Të gjithë me kokën dhe sytë drejt qiellit, të mbuluar me syze dhe maska saldatorësh. /a.y/noa.al