Transmetuar më 07-07-2019, 06:26

Moti mbi vendin tonë edhe sot vijon të jetë i kthjellët, por gjithashtu i nxehtë me masat ajrore nga Afrika e Veriut të cilat vijojnë “kokëfortësinë” e tyre.

Temperaturat në vlerat maksimale pritet të regjistrohen deri në 39°C në zonat e ulta por edhe ato bregdetare dhe malore do të prekin vlerat relativisht të larta prej 31-34°C.

Ndaj nëse u “mërzitët” me vapën duhet të bëni ende durim. Edhe nesër e hënë pritet një tjetër ditë e nxehtë për vendin tonë me një rritje të lehtë të temperaturave si në vlerat e mëngjesit ashtu dhe ato të mesditës.

Plazhi do të ishte “shpëtimi” ideal për sot dhe nesër duke marrë parasysh që temperaturat pritet të prekin vlerat deri në 34°C në zonat malore, 35°C në ato bregdetare si dhe deri në 38-39°C në zonat e ulta!

Era do të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi 1-8m/s, e qetë por përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri ato të pasdites era bëhet me rahje deri në 10m/s.

I nxehti Afrikano-verior vazhdon të mbetet prezent në gadishullin e Ballkanit duke dhënë pasoja edhe në territorin Shqipërisë dhe Kosovë.

E Diel 07 Korrik 2019

Moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10 m/sek në bregdet.

Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje. Temperaturat min dhe max: Zonat malore 17/33°C Zonat e ulëta 18/38°C

Zonat bregdetare 22/35°C

Java e re nis me mot të ngjashëm, por të enjten priten shira lokalë dhe të premten ulje e ndjeshme e temperaturave. Ato pritet të shkojnë 18 gradë celsius më e ulta dhe 32 më e larta në 10 korrik dhe 16 gradë më e ulta e 27 më e larta më 16 korrik.