Transmetuar më 07-07-2019, 21:43

Kryetari i Demokracisë së Re, Qirjako Micotaqis flet për herë të parë pasi partia e tij rezultoi fituese në zgjedhjet e ditës së sotme në Greqi.

Duke folur për mediat, ai deklaroi se do të jetë Kryeministri i të gjithë popullit.

“Nesër do të jetë një ditë e re për të gjithë Greqinë. Të bashkuar le të shkruajmë historinë tonë. Dua të falenderoj të gjitha ata që besuan tek ne dhe premtoj se unë do të jem Kryeministrit i të gjithë grekëve”, u shpreh Micotaqis, i cili është djali i ish-Kryeministrit Konstantinos Micotaqis.

Po ashtu ai është vëllai i ish-kryebashkiakes së Athinës dhe ish-ministres së Jashtme, Dora Bakoyannis.

Nga ana e tij kreu i Syriza, Aleksis Tsipras pranoi rezultatin dhe uroi kundërshtarin, duke thënë se nesër do të dorëzojë detyrën. /a.y/noa.al

Mbyllet votimi në Greqi, partia e kryeministrit Tsipras drejt humbjes së thellë

Humbi në zgjedhje, Tsipras pranon rezultatin: Urova fituesin! Nesër dorëzoj detyrën