Transmetuar më 09-07-2019, 22:55

Më në fund u martuat dhe jeni super të emocionuar për të filluar nja jetë të re me partnerin tuaj. Cila është gjëja e parë që ju bëni?

Prenotoni një suitë për muajin e mjaltit në qytetet dhe vendet më ekzotike të botës.

Mirë, për t’ua bërë më të lehtë Noa.al ju sjell 10 vendet që do t’iu sigurojnë të kaloni një aventurë të vërtetë.

Muaji i mjaltit, në fund të fundit, do t’iu japë kujtime që zgjasin gjithë jetën, dhe ne dimë diçka që t’ua bëjë gjërat perfekte.

1.Bora Bora 

James Cook, një eksplorues dhe aventurier e quajti Bora Bora-n një perlë të Paqësorit. Dhe vërtetë ashtu është. Shtëpitë një-katëshe të dhurojnë një privatësi të plotë. Ato janë në mes të ujit dhe shërbimi aty është i përkryer, duke përfshirë hapësirë dhe një menu të shkëlqyer. Mund të provoni disa sporte ujore gjatë kohës që jeni aty.

2.Europë-Toskanë, Itali 

Siç ju mund të keni lexuar apo parë nëpër filma, Toskana ka një nga peisazhet më ekzotike në Itali, që krenohet me vreshtat e rrushit, pemët e ullirit dhe shumë rreze dielli. Për muajin tuaj të mjaltit ju mund të rezervoni një kështjellë të vjetër që është shndërruar në një hotel, dhe të shpenzoni plot pasdite romantike me partnerin tuaj.

3.Paris, Francë

Parisi është i njohur si një nga qytetet më romantike në botë, gjë që e bën atë një nga destinacionet më të mira për muajin e mjaltit. Korsitë me kalldrëm dhe rrugët e Francës janë perfekte për një shëtitje romantike gjatë perëndimit të Diellit. Kultura, kuzhina dhe arti i Parisit do t’i bëjnë këto pushime të paharrueshme për të dy ju.

4.SHBA- Lugina e Napa-s, Kaliforni

Pas Toskanës, lugina e Napa-s është një nga vendet më të bukura për të kaluar muajin tuaj të mjaltit në hotele të bukura. Ka një tren që ju shëtit nëpër rajonin e verës së Luginës së Napa-s, për një eksperiencë të shkëlqyer. Merrni një resort të bukur që të shijoni peisazhin aty. Mos e humbisni shijen e verës në vreshtat e pafundme.

5.Azi, Maldive

Maldivet përbëjnë një zinxhir të asaj që ne quajmë ishull dhe është një qëndër perfekte për çiftet e sapomartuara. Ka plot vila luksoze me shërbim ekstravagant, që ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të shijoni ujin përreth jush. Do të kaloni çaste të bukura me partnerin tuaj duke shijuar lindjen apo perëndimin e diellit. Eksploroni koralet dhe ujin ekzotik.

6.SHBA-Greenough, Montana

Nëse ti dhe partneri yt pëlqeni të merrni pjesë në aventura, atëherë Greenough është vendi ideal për ju. Mund të provoni veten tuaj në kalërim dhe të shijoni bukuritë piktoreske. Gjithashtu mund të flini në çadrat e ngritura posaçërisht për muajin e mjaltit.

7.SHBA – Kauai, Hawaii

Vendi i Haëaiit do të jetë padyshim vendi më i mirë për të celebruar ditët tuaja pas martesës. Plazhet ranore , Paqësori dhe qielli duken më të bukur në ishullin e vjetër të Haëai-t. Merrni pjesë në festimet lokale dhe shijoni hikingun e ishullit.

8.Kanada- Quebec

Quebec është një nga destinacionet më të bukura që mund të shijosh nëse nuk e përballon dot një udhëtim në Paris. Butiqe shik, kafene romantike, rrugë dhe ndërtesa historike. Muzeumet e bukura me koleksione të shkëlqyera arti do ju ndihmojnë të njihni bukuritë franceze.

9.SHBA – Nantucket, Massachusetts

Nëse nuk keni lexuar për Nantucket në romanet e Jane Green atëherë ju vërtet keni jetuar në "errësirë". Është një nga qytetet më romantike në botë dhe një vend i hareshëm për muajin tuaj të mjaltit. Shëtitni në plazhet e tyre private dhe prenotoni një nga turet e tyre fantastike.

10.Americas – Dominica

Vendi ekzotik ju siguron një pushim karaibian përreth pyjeve të shiut. Përfundimisht aty gjendet një nga natyrat më të mira dhe nëse doni që ta shijoni këtë vend duhet të vizitoni liqenin Boiling. Kënaquni me partnerin tuaj në vilat e bukura lokale./a.k/noa.al/