Transmetuar më 11-07-2019, 12:30

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, për shkak të motit të keq. Një stuhi e madhe ka goditur gadishullin Halkidiki në vendin fqinj, duke iu marrë jetën shtatë turistëve dhe lënë të plagosur me qindra të tjerë.

Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave janë edhe dy fëmijë 8 dhe 2 vjeç, si dhe mbi 100 persona të tjerë janë plagosur.

Nga stuhia e madhe raportohet se me dhjetëra pemë janë shkulur, disa shtëpi janë rrënuar dhe dyqane të dëmtuar tërësisht, dhjetëra makina janë përmbysur, probleme të mëdha me energjinë elektrike, dëme të pallogaritshme të pronës private dhe të infrastrukturës.

Mediet greke kanë publikuar pamje të reja nga stuhia e tmerrshme. Në një video të publikuar së fundi, shihet qartë se si stuhia e fuqishme ka goditur zonën turistike të Halkidikit, një zonë e preferuar shumë edhe nga shqiptarët. Videoja tregon intensitetin e erërave të fuqishme, që shkatërrojnë gjithçka.

Gjithçka ka zgjatur vetëm 10 minuta, duke sjellë një katastrofë të madhe, me shkatërrim total të zonës turistike./b.l/noa.al/