Transmetuar më 13-07-2019, 15:48

Një video e regjistruar nga bregdeti i Vlorës po bën xhiron në rrjetet sociale.
Vizitorë të pazakontë kanë vizituar gjatë ditës së sotme bregdetin e Vlorës.
Mëngjesi i kësaj të shtune rezervoi një surprizë të këndshme për pushuesit e plazhit të Akërnisë në Vlorë.
Katër delfinë u panë të lëviznin shumë pranë bregut të detit duke befasuar njerëzit që ndodheshin në plazh.
Por ata vërejtën se delfinët kishin ngelur në breg e për pasojë ata i ndihmuan që të çliroheshin nga cektina e të ktheheshin në thellësi.
Kohët e fundit bregdeti i Vlorës është vizituar jo rrallë nga delfinët.
Më poshtë keni videon.