Transmetuar më 17-07-2019, 19:55

Gati një orë ka zgjatur ceremonia e betimit të 300 deputetëve të parlamentit të ri grek pas zgjedhjeve të 7 korrikut. Kryetari i parlamentit të ri do të zgjidhet gjate seancës të ditës së enjte.

Këto zgjedhje sollën në pushtet partinë opozitare, Demokracia e Re.

Në fillim janë betuar me ceremoni fetare gjithë deputetë konservatorë.

Ka pasuar betim me Kuran të tre deputetëve myslimanë ,ndërsa shumica e ligjvënësve të deputeteve të Syriza kanë bërë betim politik.

Është hera e parë prej vitit 1974, pas rënies së juntës ushtarake, që parlamenti grek përbëhet nga 6 parti, ndërsa ka pasur në këto vite nga tre deri në tetë forca politike.

Në këtë kuvend konservatorët kanë siguruar 158 vende.

Partia opozitare e Syriza  86, Lëvizja për Ndryshim 22, Partia Komuniste 15, Zgjidhja Greke 10 dhe Mera25, 9. Dy forcat e fundit politike janë parti të reja që hyjnë në parlamentin grek.

Karakteristikë e kuvendit të ri është se 21,66% ose 61 deputetë janë gra.

Gjithashtu 112 janë zgjedhur për herë të parë.

Për sa i përket profesioneve që mbizotërojnë, në vend të parë vijnë juristët, gjithsej 71, mjekë 36, ekonomistë 32./a.m/noa.al/