Transmetuar më 19-07-2019, 21:47

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas dorëheqjes së parevokueshme e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij zyrtar Facebook.

Meta është shprehur i bindur për pafajësinë e Haradinajt, ndërsa thekson se nuk ka presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen evropiane”,- ishte mesazhi i Presidentit Meta./a.m.noa.al/