Transmetuar më 19-07-2019, 22:54

Tërmeti i fortë tronditi sot në drekë kryeqytetin grek të Athinës, duke alarmuar miliona banorë.

Si pasojë në disa zona është ndërprerë energjia elektrike.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.1 ballë ndodhej rreth 22km në veriperëndim të Athinës.

Suvaja u rrëzua edhe nga muret e zyrës së kryeprokurorit në Athinë.

Raportohet se shfaqën gjithashtu çarje në ndërtesën e parlamentit 170 vjeçar.

Qytetarët të shumtë  vrapuan në rrugë ndërsa lëkundjen vazhduan për 15 sekonda.

Nuk pati njoftime për dëmtime serioze, por raportohet se dy ndërtesa janë shembur dhe shumë të tjera janë dëmtuar. Raportohet se të paktën tre vetë janë lënduar, ndërsa grupet e emergjencës  janë vënë në gatishmëri të plotë.

Tronditja tjetër më e fortë ishte 4.3 ballë, pothuajse një orë pas tërmetit fillestar në orën lokale 14:13. Sizmiologët parashikojnë lëkundje të tjera, çka ka bërë që Athina ta kalojë natën në panik./a.m/noa.al/