Transmetuar më 21-07-2019, 20:32

Pas seancës së fundit plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ashtu siç pritej, deputetët kanë nisur pushimet.

Dy nga deputetet socialiste, Evis Kushi dhe Blerina Gjylameti, kanë ndarë foto nga bukuritë që afron bregdeti shqiptar, duke treguar njëkohësisht se ato kanë preferuar të kalojnë pushimet në jug të vendit tonë.

Evis Kushi ka ndarë një foto nga uji i kristaltë i detit në jug të Shqipërisë, ndërsa nga e njëjta zonë turistike Blerina Gjylameti ka treguar pamje magjepsëse të bregdetit tonë./a.m.noa.al/