Transmetuar më 22-07-2019, 13:04

Pak ditë pasi kryeministri Ramush Haradinaj njoftoi dorëheqjen gjatë mbledhjes së qeverisë, është vendosur që zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen më 8 shtator.

Mediat kosovare citojnë burime nga Presidenca për datën e zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do mbahen 8 shtator.

Mediat kosovare citojnë burime nga Presidenca për datën e zgjedhjeve.

Presidenti Thaçi ka vendosur që, në përputhje me afatet kushtetuese e ligjore, të shpallë zgjedhjet e parakohshme më 8 shtator.

Sipas ligjit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë.

Por, kjo vlen për datën pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Këtë herë nuk kemi të bëjmë me konstituimin të ri të Kuvendit, prandaj nuk është e qartë nëse këto afate vlejnë edhe për këto rrethana.

Ndërkohë është raportuar nga mediat kosovare se Haradinaj pritet të dorëzojë sot edhe formalisht dorëheqjen tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi./a.m/noa.al/