Transmetuar më 24-07-2019, 13:07

Në pritje të trajnerit të ri, që besohet se do të jetë Ilir Daja, ish-trajner i Flamurtarit gjatë sezonit të fundit, Kukësi nuk ndalet në merkato, duke trembur ekipet e tjera, sidomos Partizanin, me ambicie për ttë mbrojtur titullin kampion.

Kukësi mësohet se me ardhjen e trajnerit Daja ka si objektiv të radhës dy lojtarë të Kombëtares, mbrojtësin Andi Lila dhe mesfushorin e Skënderbeut, Bajram Jashanica.

Skuadra verilindore ka arritur sot marrëveshjes me ekipin kroat të Osijek për futbollistin Mirlind Daku. Shtatlarti vjen në formë huazimi te skuadra jonë, me të drejtë blerjen e kartonit të tij.

21-vjeçari, i cili mbron ngjyrat e “Dardanëve” U-21, ka luajtur me skuadrën e Hajvalia dhe Llapit në Kosovë. Gjithashtu, Daku është aktivizuar në shtatë ndeshje me Kosovën U-21,  ku është dhe autor i dy golave.

Futbollisti i datëlindjes 1998, luan si sulmues qendre dhe sezonin e shkuar u aktivizua 15 herë për Osijekun në Kroaci, duke shënuar dy gola.

Më herët ka firmosur me Kukësin edhe lojtari i Kombëtares dhe i Skënderbeut, Enis Gavazaj. Po ashtu edhe ish-lojtari i Oumar Tourad Camara, nga Besëlidhja, është huazuar te Kukësi!

Pas eliminimit nga Europa League dhe largimit të trajnerit Ernest Gjoka, Kukësi ka zyrtarizuar divorcin me dy lojtarë tiullarë, Arbër Çyrbja dhe sot është larguar edhe Simo Rrumbullaku./a.m/noa.al/