Transmetuar më 24-07-2019, 18:07

Alketa Vejsiu, prezantuesja dhe moderatorja e njohur e ekranit, pas mbylljes së sezonit televiziv në TV Klan, prej disa ditësh është duke pushuar.

Ajo ka zgjedhur të pushojë në vendet më piktoreske të Europës dhe më larg, ndërsa ditët e fundit është kthyer për të pushuar në Jugun e vendit tonë.

Alketa nuk ka hezituar të reklamojë bukuritë përrallore që afron bregdeti shqiptar, por është ndeshur në rrjetet sociale me sulmet e ndjekësve të saj. Shumë prej tyre i kërkuar  modoratores, që të mos iu tregojë bukuri të tilla, sepse i njohin shumë mirë dhe nuk është nevoja,  të “bësh patrioten”.

Por e përballur me këtë situatë që nuk e kishte menduar, Alketa i është përgjigjur njërit prej tyre ironikisht: kot lodhesh të më sulmosh virtualisht. Nuk është faji im që Shqipëria është e bukur dhe unë them të vërtetën”.   /a.m/noa.al/