Transmetuar më 24-07-2019, 20:02

Është arrestuar nga forcat policore të Maqedonisë së Veriut, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomor Morina.

Arrestimi i tij është dënuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Nga autoritetet e Kosovës , arrestimi i tij është një  tjetër shembull i abuzimit politik që kryen Serbia përmes këtyre kërkesave për arrest.

Shefi i kabinetit të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Jetlir Zyberaj është shprehur se institucionet e Kosovës do t’i drejtohen menjëherë Bashkimit Evropian me kërkesë që të parandalojë raste të tilla.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me autoritetet në Shkup dhe besojmë se rasti do të zgjidhet sa më parë në bazë të frymës së bashkëpunimit që kemi me Maqedoninë e Veriut”.

Morina është arrestuar në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga INTERPOL-i me kërkesë të Serbisë.

/a.m/noa.al/