Transmetuar më 25-07-2019, 17:15

Temperaturat e regjistruara priten të thyejnë rekord në të gjithë Evropën Perëndimore, me valën e dytë të nxehtësisë që po godet kontinentin e vjetër këtë verë.

Të martën, qyteti francez i Bordosë regjistroi temperaturën më të lartë në histori, që nga fillimi i regjistrimeve, 41.2 C (106.1F).

Edhe në vende të tjera si Belgjikë e Gjermani, janë shënuar temperatura rekord.

Sinoptikanët parashikojnë me shumë mundës rekorde të tjera temperaturash që mund të vendosen nëpër Evropë këtë javë, përfshirë Belgjikën, Gjermaninë dhe Holandën. Zëdhënësja e Organizatës Botërore të Meteorologjisë tha se vala e nxehtësisë ka “shenja dalluese të ndryshimeve klimatike”.

Harta tregon se edhe vendet e Ballkanit, kryesisht Shqipëria, është e vendosur në zonën e kuqe, që do të thotë se temperaturat do të jenë maksimale, në rreth 40 gradë, gjatë javës së ardhshme.

Vala afrikane që po përvëlon Europën, si asnjëherë tjetër, mund të ketë një ndërprerje në fundjavë në Ballkan, ku edhe janë paralajmëruar reshje sporadike. /a.m/noa.al/