Transmetuar më 28-07-2019, 17:11

Dy djem shqiptarë janë kallëzuar penalisht në ishullin grek Rodos se kanë abuzuar me një turiste norvegjeze.

E reja denoncoi dje në policinë lokale se u përdhunua dhe më pas dy djemtë shqiptarë e detyruan të shkojë te bankomati bashkë me ta dhe ti paguajë për shërbimet e përfituara.

Dy shqiptarët, kushërinj 23 dhe 28 vjeç u identifikuan dhe u shoqëruan nga policia në Rodos.

Ata mohuan të kenë abuzuar me vajzën 19 vjeçe, raporton noa.al duke cituar burime nga policia e Shtetit grek.

Avokatja e dy shqiptarëve, Maria Krikopoulou tha se denoncimi i norvegjezes është i qëllimshëm për të përfituar abuzivisht nga siguracionet.

Dy djemtë e shoqëruar, deklaruan se njohja me turisten erdhi nën avujt e alkoolit dhe gjithçka u bë me dëshirë.

Ata mohuan të kishin detyruar turisten që të nxirrte lekë nga bankomati dhe tua jepte.

Gjykata njoftoi të shtunën se vendosi të lërë të lirë dy djemtë shqiptarë. /noa.al/