Transmetuar më 31-07-2019, 22:50

Astrologët thonë se personat që i përkasin shenjave të Horoskopit që vijojnë si më poshtë, nuk e falin tradhëtinë.

Ja përse:

Dashi

Nëse personi që keni tradhtuar është një Dash do të jetë e vështirë që t’ju falë, sepse egoja e tij do të preket shumë. Nuk e kapërcen dot faktin, që keni preferuar një person tjetër. Do të mendojë që nuk e keni merituar kurrë.

Gaforrja

Nëse lëndohet janë minimale shanset që të arrijë t’ju falë. Do të vritet aq fort brenda vetes sa nuk do të arrijë dot të arsyetojë. Mund edhe të mos ndahet nga ju, por tradhtinë nuk do ta harrojë gjithë jetën.

Luani

Një shenjë shumë krenare për të falur. Mund të vazhdojë të jetë i dashuruar me ty, por nuk do të rrijë kurrë me dikë që e ka poshtëruar. Mund të provosh t’i kërkosh falje, por jo.

Bricjapi

Shenja e Bricjapit nuk ta fal kurrë. Më mirë mos tento fare. Do të ndihet një zero pas tradhtisë dhe asnjë taktikë e jotja nuk do ta bëjë të ndërrojë mendje dhe ta falë tradhtinë./a.k/noa.al/