Transmetuar më 02-08-2019, 07:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një djalë i ri shqiptar është ekzekutuar me breshëri të shtënash. Krimi i rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Kassel të Gjermanisë.

Viktima është një 21-vjeçar shqiptar, ndërkohë që si i dyshuar për krimin është arrestuar një 26-vjeçar gjerman.

Pas krimit i dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar pak orë më vonë.

Mësohet se viktima ka lindur në Kassel, nga dy prindër nga Kosova.

Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, teksa i dyshuari nuk ka dhënë ende një arsye mbi krimin. /a.y/noa.al