Transmetuar më 04-08-2019, 17:19

Cikli menstrual nuk është thjesht një process biologjik, por shumë më shumë. Prej tij femrat mund të kuptojnë shumë rreth shëndetit të tyre, thjesht duhet të dinë të kuptojnë e të interpretojnë sinjalet. Shenjat e mëposhtme paralajmëruese, nuk duhen neglizhuar ndaj lexoni me kujdes se çfarë do të thotë nëse:

1.Keni perioda shumë të rënda (shumë gjakderdhje për një kohë relativisht të gjatë)

Kjo mund të jetë një shenjë e fibroids (tumoreve beninje në mitër), mosbalancim hormonal, stresit (i cili redukton sasinë e prodhuar të progesteronit),ose mosfunksionim tiroidesh. Nëse gjithmonë keni pasur gjakderdhje shumë të rëndë, mund të jetë një shenjë e çrregullimeve që lidhen me koagulimin e gjakut.

2.Ju keni shumë dhimbje barku

Periodat ekstremisht të dhimbshme mund të jetë një tregues i Endometriozës, ku qelizat që udhëtojnë përmes mitrës dhe gypave të falopit dalin jashtë në qafën e mitrës. Kjo nuk është për t’u shqetësuar pasi mund të trajtohet lehtësisht me medikamente qetësuese që përmbajnë ibuprofen.

3.Nuk ju vijnë periodat rregullisht

Edhe pse një muaj pushim është për t’u festuar, kjo period e humbur mund të jetë një shenjë paralajmëruese. Mungesa e një cikli mund të ndodhë për shkak të stresit, ndryshimeve hormonale, menopauza, peshës së ulët trupore (masë shumë e vogël yndyre) ose, sigurisht, shtatzënisë. Kjo mund të ndodhë me një gjëndër tiroide që funksionon më shumë se duhet (hyperthyroidism). Dhe, rrallë, ajo mund të jetë një shenjë e tumoreve në vezore, gjëndrës së hipofizës, apo hypothalamus.

4.Ju keni pasur gjithmonë cikle të gjata dhe të parregullta

Periodat që kanë qenë gjithmonë të parregullta dhe me cikle të gjata mund të jenë një shenjë e një çekuilibër hormonal quajtur sindromi polycystic Ovarian. Simptoma të tjera mund të përfshijnë shtim në peshë, lodhje, rritjen e tepërt e qimeve në fytyrë, dhimbje koke, probleme me gjumin etj.

5.Gjakderdhje e lehtë

Periodat e lehta mund të tregojnë se estrogjeni juaj është shumë i ulët. Ju gjithashtu mund të përjetoni cikle të parregullta, thatësi vaginale, humbje flokësh.