Transmetuar më 04-08-2019, 22:47

Ditën e djeshme një grua në Shkup, të Maqedonisë së Veriut, i mori jetën nënës së saj.

Gjykata themelore penale në Shkup i ka caktuar masën 30 ditë arrest 46 vjeçares nga Shkupi e cila dje ka mbytur nënën e saj dhe u dorëzua në polici.

Vajza, në prokurori ka deklaruar se shkak për vrasjen e nënës kanë qenë paratë, respektivisht mosmarrveshjet financiare.

Ditën e djeshme 46-vjeçarja me inicialet A.I., dyshohet se ka mbytur nënën e saj 74 vjeçare me inicialet V.I.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të moshuarës u dorëzua për obduksion./a.k/noa.al/