Transmetuar më 08-08-2019, 17:15

Pas Greqisë, tërmetet kanë tronditur këtë mesditë edhe Turqinë. Mediet turke raportojnë se dy tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 4.2 dhe 6 ballë të shkallës Rihter kanë shkaktuar panik të madh te qytetarët.

Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 13:30 në Turqinë perëndimore, ndërsa epiqendra ishte në zonën e Denizlisë.

Tërmeti 6 ballësh është ndjerë thuajse në të gjithë Turqinë qendore dhe perëndimore, duke i kujtuar turqve tërmetin e frikshëm të gushtit 1999, që shkaktoi mijëra të vdekur.

Momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe jo në njerëz.

Ndërkohë, ekipet e shpëtimit po nxitojnë në zonë dhe tashmë po bëhen përpjekje për të parë nëse ka qytetarë të bllokuar./b.l/noa.al/