Transmetuar më 10-08-2019, 19:30

Një i ri nga Kosova ka gjetur vdekjen nga sëmundja e etheve të minjve.

21-vjeçari nga komuna e Junikut, Fluturim Gaxherri, një muaj më parë kishte marrë sëmundjen e etheve të minjve, si pasojë e konsumimit të ushqimit i cili ishte infektuar nga minjtë.

21 vjeçari fillimisht kishte vetëm temperaturë ndërsa me vonë gjendja e tij është përkeqësuar dhe është shtruar në spital.

I riu kishte rënë në koma, ku pothuajse për një muaji nuk kishte asnjë përmirësim, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka ndërruar jetë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, ditë me parë kishte alarmuar lidhur me situatën epidemiologjike me ethet e minjve, duke bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.

Ky institut kishte treguar përmes llogarisë në Facebook, për një rast që ishte gjendje të rëndë./a.k/noa.al/