Transmetuar më 11-08-2019, 15:13

Miliarderi amerikan Jeffrey Epstein gjeti vdekjen i vetëvrarë në burg. Epstein u përfshi në një skandal seksual, i cili shpërtheu në muajin korrik, kur në shtëpinë e tij u gjetën dvd me vajza të mitura.

Financieri amerikan akuzohet për abuzim seksual me të mitur dhe shfrytëzim prostitucioni.

Epstein, u gjet i pajetë i varur në qelinë e tij në burgun e  Manhattan këtë të premte, ku qëndronte në pritje të procesit.

Financieri mbahej vazhdimisht nën vëzhgim, pasi në 23 korrik, ishte gjetur në dyshemenë e qelisë, i pavetëdijshëm, i prerë në qafë, shkruan noa.al.

Reagimet e para për vdekjen e Joseph Epstein u bënë nga ana e disa viktimave të abuzuar prej tij, duke e cilësuar si aktin e fundit prej egoisti. /a.y/noa.al