Transmetuar më 12-08-2019, 23:07

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person në Prizren ka rënë nga kati i shtatë i një ndërtese, duke gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje rreth orës 22:00, në rrugën e “Jonit” në Prizren.

Dyshohet se personi në fjalë ka bërë vetëvrasje.

Policia ka shkuar në vendngjarje ndersa po punohet për dokumentimin e shkaqeve të vdekjes./a.k/noa.al/