Transmetuar më 14-08-2019, 15:42

Kufoma e një gruaje është gjetur në sallën e të vdekurve të spitalit të Scafati, në Salerno të Italisë, e mbuluar me milingona.

Ishin familjarët e 61-vjeçares, ata që bënë denoncimin në polici, duke bërë që të nisin hetimet.

Prokurorja Federica Lo Conte, deklaroi se lidhur me rastin janë sekuestruar kartelat klinike.

Familjarët e gruas kur shkuan në morg, panë se kufoma ishte mbuluar me milingona, duke njoftuar policinë.

Zbulimi u bë këtë të martë, ndërkohë që në vijim gruas do ti bëhet autopsia, për të zbuluar më shumë mbi shkaqet e vdekjes. /a.y/noa.al