Transmetuar më 14-08-2019, 19:14

Kryeministri Edi Rama reagon pas vdekjes së regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.

Ai e quan mik të shtrenjtë të kohëve të vjetra, teksa shton se u deshën minuta të tëra për ta besuar lajmin.

“O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit. Sa shumë gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjisori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri. S’kam fjalë…”, shkruan Rama.

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në një spital në Romë të Italisë, si pasojë e një sëmundje të rëndë. /a.y/noa.al

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani