Transmetuar më 15-08-2019, 10:13

Gjendet i pajetë talenti i futbollit Joel Darlington.

Futbollisti i talentuar i vlerësuar shumë lart nga njohësit e futbollit në botë, i ka dhënë fund jetës pas shumë lëndimeve të pësuara, të cilat i shkatërruan nisjen e karrierës.

Talenti 20-vjeçar ishte provuar te Manchester United dhe përfaqësonte Uellsin në grupmoshat e të rinjve.

Lëndimet në kraharor dhe në shpinë, treguan se ai nuk mund ta vazhdojë më futbollin.

Provat e tij me Manchester United kishin ecur mjaft mirë deri në momentin kur ai pësoi lëndim të rëndë në kraharor.

Ai ishte kryegolashënues për skuadrën uellsiane Bala Toën, duke luajtur në akademinë e tyre.

Trupi i pajetë i futbollistit u gjet në garazhin e shtëpisë nga nëna e tij, pasi ishte kthyer nga një udhëtim.