Transmetuar më 15-08-2019, 12:18

Një avion rus ‘Airbus’ i Ural Airlines me 226 pasagjerë në bord dhe shtatë anëtarë ekuipazhi u detyrua që të bëjë ulje emergjente, pa mundur të arrijë në aeroportin e Zhukovsky në Moskë.

Shkak për aksidentin u bë përplasja e një tufe zogjsh me avionin, një pjesë e të cilëve hyn në pjesën e motorit.

Për pasojë pilotët hasën në vështirësi në pilotimin e mjetit, i cili nuk po funksiononte mirë.

Kështu gjatë uljes emergjente në një fushë, u lënduan 23 persona, mes tyre pesë fëmijë.

Pamjet e incidentit të mëngjesit të sotëm, i gjeni në fotografi dhe video. /a.y/noa.al